Kurti takohet ambasadori gjerman, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

29 nëntor 2023 | 12:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Takimin e parë të ditës në zyrën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Folën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Sipas këtij njoftimi, kryeministri Kurti ka pranuar nga ambasadori Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu, kryeministri e ka falënderuar ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar presidentin…