Kurti takohet me Borrellin në Paris

11 nëntor 2022 | 11:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, sot në Paris.

Takimi mes tyre ka filluar nga orën 10:30.

Pas Kurtit, Borrelli do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Siç ka njoftuar dje Bashkimi Evropian, takimet e Borrellit me dy liderët ballkanikë po bëhen për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, si dhe diskutimin mbi avancimin e dialogut që lehtësohet nga BE.

“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në “Twitter”.

Kurti bashkë me presidenten Osmani janë duke qëndruar në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Dy krerët e Kosovës dje u pritën në takim nga Macroni, të cilët, sipas komunikatës së përbashkët, me të diskutuan mbi propozimin franko-gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane ka një shans për të luajtur në Kupën…