Kurti tregon se sa gra do të jenë ministre në qeverinë e re

08 mars 2021 | 13:44

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në ditën e gruas, ka folur për numrin e grave që do të jenë ministre në qeverinë e re

Kurti ka bërë me dije se në qeverinë që do ta drejtojë ai nuk do të jenë më pak se pesë gra ministre.

“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë. Ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020-të, më pak se 5 nuk do të kemi. Do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”.

“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore. Populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk kanë qenë një palë zgjedhje, kanë qenë referendum”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen…