Kurti vlerëson lart kontributin pozitiv të OSBE-së në promovimin e qeverisjes demokratike në Kosovë

11 prill 2024 | 22:39

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, Ian Borg, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

“Kosova e vlerëson lart kontributin e vazhdueshëm pozitiv të OSBE-së në promovimin e qeverisjes demokratike në Kosovë si dhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit tonë dhe rritjes së mbështetjes në forcimin e institucioneve tona, në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe liri të mediave mes shumë të tjerash”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se “me Borg biseduan për mënyrat se si mund të bëjmë më mirë dhe më shumë në lidhje me projektet tona, duke patur vlera dhe qëllime të përbashkëta”.

Kurti ka theksuar se duke nënvizuar veçantinë e kësaj vizite të tij në Kosovë, e cila kontribuon në thellimin e marrëdhënieve tona, e ka falënderuar ministrin Borg për bisedën e frytshme dhe pikëpamjet e ndara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte ai që e mbështeti në fillim të karrierës dhe…