Kush është e dashura e re e Chris Evans, mashkullit më seksi në botë

11 nëntor 2022 | 13:40

Aktori i njohur Chris Evans, i cili së fundmi u shpall mashkulli më seksi në botë, nuk është më beqar.

Evans thuhet se është në lidhje me aktoren Alba Baptista. Të dy janë bashkë prej më shumë se një viti dhe lidhja e tyre është serioze.

Ajo flet pesë gjuhë dhe fitoi çmimin ‘Shooting Star’ të Festivalit të Filmit në Berlin vitin e kaluar. Burimi shtoi se Evans dhe Baptista janë të dashuruar duke shtuar se ai nuk ka qenë kurrë më i lumtur se kaq. Rikujtojmë, se së fundmi Evans zbuloi se pret me padurim të martohet dhe të ketë fëmijë.

Ai u shpreh se e pëlqen gjithashtu ‘idenë e traditës dhe ceremonisë’ dhe nuk mund të mendojë asgjë më të mirë se kjo. Me kalimin e viteve, aktori nga Bostoni tha se është bërë një partner shumë më i mirë në marrëdhënie.

Fituesi i ‘MTV Movie & TV Award’ më parë ka qenë i lidhur me Kate Bosworth, Jessica Biel, Emmy Rossum, Jenny Slate, Minka Kelly, Dianna Agroni, Lily Collins dhe Christina Ricc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…