Kush ia mori vëmendjen Elvanës në koncert? Gjithë kamerat te djali që… (VIDEO)

23 qershor 2023 | 10:59

Mbrëmjen e djeshëm në stadiumin “Air Albania” ka mbajtur koncertin e shumëpritur këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata.

Koncerti recital “Dekada”  i Elvanës mblodhi në stadium mijëra njerëz, të cilët shijuan të gjitha performancat me po të njëjtin entuziazëm dhe energji, sikurse kënga e parë.

Përveç Elvanës, e cila me hijeshinë, bukurinë dhe talentin që ka këndoi me shpirt dhe i dha jetë çdo këngë të repertorit të saj, qofshin ato dhe këngët më të vjetra, në skenë u ngjitën edhe disa artist të tjerë.

Por jo vetëm kaq, pasi një djalë kishte menduar që t’i propozonte partneres së tij pikërisht në koncertin e Elvanës.

Teksa kjo e fundit po këndonte këngën “Si na”, djali u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës e cila tha “Po” dhe më pas e puthi. Ky moment është filmuar nga të pranishmit në koncert dhe jo vetëm pasi propozimi u shfaq edhe në ekranin e madh në stadium.

“Ore ça bëhet kështu, të trashëgoheni pra”, thotë artistja e cila vuri re propozimin që po ndodhte në koncertin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
540 bimë narkotike  të llojit kanabis-sativa janë asgjësuar në Istog…