“Kush më mirë se Komandant Çeliku do ta udhëhiqte PDK-në dhe do ta ngrinte zërin për lirimin e çlirimtarëve”
19 nëntor 2026
| 11:24
Urim Thaçi, zyrtar i Nismës Socialdemokrate, ka vlerësuar kontributin e UÇK-së dhe të figurave Hashim Thaçi e Fatmir Limaj në luftën për çlirimin e Kosovës.
Në postimin e tij, ai ka shprehur mbështetje për Fatmir Limajn si kandidat potencial për udhëheqjen e PDK-së, duke kërkuar gjithashtu angazhim për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Postimi i tij i plotë:
UÇK-ja ishte dhuratë e Zotit për popullin tonë, për ta sjellë lirinë. Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj ishin ndër ata që i dolën zot atdheut.
E kush më mirë se Komandant Çeliku do ta udhëhiqte PDK-në dhe do ta ngrinte zërin për lirimin e çlirimtarëve? PDK-së i duhet njeriu që e ka dëshmuar veten në luftë dhe në histori! 🇦🇱



