Vizita e Jakup Krasniqit dhe gjendja e gruas së tij, Kurti: E dhimbshme, të gjithë jemi pranë familjes së tij

19 nëntor 2026 | 11:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit dhe gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-kryekuvendarit.

Kurti ka thënë se është e dhimbshme situata e rëndë nëpër të cilën po kalon familja Krasniqi dhe ka theksuar se të gjithë janë pranë saj.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit. Në këto momente bashkëndjejmë me vuajtjen dhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë, në një situatë ku ai u dënua me 25 vjet burg, me gjithë ato pasaktësi. Të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Anjeza është pyetur në dhomën e rrëfimit për raportin e…