Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me MCC-në

28 korrik 2022 | 13:04

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve.

Në favor të kësaj marrëveshje kanë votuar 89 deputetë.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është nënshkruar të mërkurën në Kongresin Amerikan nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë…