Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 27 maj

17 maj 2019 | 16:30

Kuvendi i Serbisë, më 27 maj, do të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, ka bërë me dije kryetarja e këtij institucioni, Maja Gojkoviq.

Në një konferencë për medie, Gojkoviqi ka thënë se në seancë do të ftohet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili do të sjellë një raport për Kosovën dhe do të marrë pjesë në debat.

Ftesë do t’i dërgohet edhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, raporton Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”.

Gojkoviqi ka thënë se shpreson se në seancë do të marrin pjesë të gjithë deputetët.

Qysh në muajin shkurt, disa deputetë të opozitës në Serbi e bojkotojnë punën e Kuvendit, duke thënë se deputetët e pushtetit i shkelin procedurat dhe e pamundësojnë debatin demokratik.

Vuçiq, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, ka thënë se është i gatshëm që të flasë për çështjen e Kosovës përpara deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Besës nga Peja ka bërë mobilizim të madh…