Kuvendi s’ka kuorum për t’i votuar rezolutat

08 qershor 2018 | 20:36

Kuvendi i Kosovës edhe sot dështoi që ta votojë një rezolutë pas një interpelance.

Interpelanca me kryeministrin Ramush Haradinaj, të thirrur nga grupet parlamenare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfundoi pas më shumë se tri orë debatesh e polemikash mes deputetëve, por nuk pati mjaftueshëm deputetë në sallë për ta mbyllur këtë debat me votim të një rezolute për situatën dhe gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës.

Në emër të propozuesit të interpelancës, deputeti Albin Kurti i ka lexuar 12 pikat e një draft- rezolute ndërsa Lumir Abdixhiku i LDK-së ka kërkuar që pikat në rezolutë të harmonizohen me propozime nga grupet tjera parlamentare.

Seanca është ndërprerë pa nisur pika tjetër e rendit të ditës, interpelanca me kryeministrin Haradinaj në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, për shkarkimin e një drejtori të ministrisë dhe ndarjen e granteve dhe subvencioneve nga kjo ministri.

Arsye e ndërprerjes së seancës ishte agjenda e kryeministrit Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se G7-ta,…