Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

11 shkurt 2022 | 12:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

“Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, takoi presidenten e KO të…