Kylie Jenner mahnit fansat me format e saj trupore

26 qershor 2023 | 15:54

Modelja e famshme, Kylie Jenner, ka mahnitur fansat me trupin e saj seksi. Miliarderja duhet se po i shijon ditët e nxehta të verës, teksa së fundmi është shfaqur duke marrë rreze dielli në oborrin e shtëpisë së saj.

Ajo ka ndarë me 396 milionë ndjekësit e saj disa foto e veshur me bikini duke vënë në pah format e saj trupore.

“Ndjenja e verës”, ka shkruar Kylie poshtë fotove, të cilat për më pak se një orë morën më shumë se 1.1 milionë pëlqime.

Jenner e kombinoi pamjen e saj teksa kishte vendosur një byzylyk në kuçin e këmbës dhe një palë vathë ari, ndërsa në dorë mbante një gotë me verë të kuqe.

Në postimin e parë ajo ka pozuar e shtrirë në një karrige në oborrin e saj, ndërsa ka treguar format e saj perfekte.

Modelja e famshme shijon rrezet e diellit, mahnit fansat me format e saj truporeModelja e famshme shijon rrezet e diellit, mahnit fansat me format e saj trupore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar humbën jetën të…