Labinot Qosa emërohet trajner i portierëve në KF Ballkani

11 gusht 2020 | 20:18

Skuadra e Ballkanit e ka përforcuar shtabin teknik me ish-portierin e njohur Labinot Qosën, i cili do të jetë trajner i portierëve në ekipin e parë.

“Trajneri i mirënjohur ka arritur marrëveshje me klubin që ta ushtrojë detyrën e trajnerit të portierëve për ekipin e parë dhe të këshillojë/asistojë shkollën e futbollit për ngritjen e kapaciteteve për sa iu përket portierëve. Labi është i ri në moshë, por i pasur në bagazh si portier dhe trajner. Ai ka punuar si trajner në KF Hajvali, KF Llap dhe KF Flamurtar. Gjithashtu, është trajner i përfaqësueses së Kosovës U/19 femrat. Labi si portier profesionist – aktiv ka mbrojtur në klube si KF Llapi, KF Besiana, KF KEK, KF Kosova e Prishtinës, Renova – Tetovë dhe përfaqësuesen e Kosovës A gjatë vitit 2005”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportimit të Faqes "Mësuesit kosovarë", në listën e mëposhtme…