Lady Gaga jep donacione për nxënësit në Dayton, El Paso dhe Gilroy

12 gusht 2019 | 11:05

Lady Gaga do të japë donacione në tri qytetet ku kanë ndodhur të shtënat masive në ShBA.

Këngëtarja “Bad Romance” do të sigurojë fonde për 162 klasa në Dayton, Ohio, El Paso, Texas dhe Gilroy, California.

“Zemra ime është me ata që u larguan nga ne dhe me familjet e tyre, të dashurit dhe komunitetit që kanë mbetur të pikëlluar”, ka shkruar Gaga në rrjetet sociale.

Lady Gaga ka njoftuar se do të dhurojë donacionet në 162 klasa mësimore përmes “Donors Select”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi firmën me Kristi…