Lajçak e Escobar vizitojnë sot pikën kufitare të Mutivodës ku nuk zbatohet IBM

01 shkurt 2022 | 10:28

Objekti i përbashkët i vendosur në pikën kufitare në Mutivodë ka vite që është gati, në kuadër të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Por, në të po funksionon vetëm pala kosovare, meqë ajo serbe vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e vjetër.

Për ndërmjetësuar për këtë çështje, sot në këtë zonë do të qëndrojnë, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, dhe ai ShBA-ve, Gabriel Escobar. IBM ka vite që zbatohet në Bërnjak, Jarinje, Merdare e Dheun e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evertoni ka arritur në momentet e fundit të afatit kalimtar…