Lajçaku: Besoj se marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë gjatë mandatit të Kurtit e Osmanit

02 mars 2021 | 10:27

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk sheh asnjë pengesë që dialogu mes Kosovës e Serbisë të mos përfundojë gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Lajçak u shpreh se nuk mendon se ky është një proces që mund të marrë vite për të përfunduar, por që gjithsesi siç theksoi ai, duhet të ketë vullnet për dialog nga të dy palët.

“Dua të ju them se do të vazhdojmë, sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të jenë të gatshme. Kjo çështje mund të përfundojë në disa muaj, por nuk është çështje vitesh. Nuk është mbi ne që ta shpejtojmë këtë çështje. Nuk do të ngutemi. U takon Kosovës e Serbisë që të vendosin sa shpejt duan të vazhdojnë, nëse duan të takohen në baza javore apo mujore. Ne nuk presim të zgjasë 3 apo 5 vjet nëse ka vullnet për këtë proces”, tha ai gjatë konferencës së përbashkët për media me Osmanin.

Lajçak foli edhe për hartën e cila ishte e vendosur në zyrën e tij, për të cilën tha edhe njëherë se është harta zyrtare e BE-së.

“Sa i përket hartës, besoj se kam sqaruar deri më tash. Një zyrtar i BE-së, mund të përdorë vetëm një hartë që është zyrtare nga BE-ja, kjo është harta që na e kanë dhënë nga BE-ja. Aty është e qartë se ka një vijë ndarëse mes Kosovës e Serbisë. Kjo është edhe një dëshmi se duhet të ketë dialog, që të jetë harta e njëjtë, në fund të dialogut edhe në Prishtinë edhe në Beograd edhe në Bruksel. Besoj se mund ta përfundojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse gjatë mandatit të zotit Kurti dhe zonjës Osmani. Nuk shoh pengesa në këtë rrugë”, tha Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka…