Lajçaku: Me Osmanin folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni në veri

24 gusht 2022 | 22:42

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani, kanë diskutuar sot për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni në veri të Kosovës.

Siç shkruan në “Twitter”, Lajçak, përmend se këtë mision në Kosovë, e nisi bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Fillova sot misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me presidenten Vjosa Osmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në…