Lajçaku pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për marrëveshje pa territore

04 qershor 2020 | 15:58

I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, planifikon ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në këtë muaj në mënyrë që të përgatitet për vazhdimin e dialogut midis dy palëve.

Kështu kanë thënë burimet diplomatike evropiane të televizionit publik serb-RTS.

“Në Bruksel, ata presin që dialogu të vazhdojë ‘pa vonesë’ dhe deklarojnë se arritja e një marrëveshje përfundimtare është çështje muajsh, jo me vite. Ndryshimi i kufijve nuk ka mbështetjen e rajonit dhe BE-së dhe nuk është një opsion që mund të jetë një zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas burimeve evropiane të informuara gjatë dialogut”.

“Takimi i parë në dialog mund të mos zhvillohet në qershor, por është e sigurt që do të mbahet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe se do të përqendrohet në dy qëllime kryesore – zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar një zyrtar i lartë i BE-së.

Ai ka vlerësuar se nuk do të duhen vite për të arritur një marrëveshje përfundimtare, me gatishmërinë e të dy palëve, por se është e mundur të arrihet në “disa muaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet e Premier Ligës do të jenë në gjendje të…