Lajçi: Dialogu është obligim ndërkombëtar, mos të shndërrohet në instrument të izolimit të Kosovës

17 nëntor 2023 | 10:40

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Lajçi, ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është obligim ndërkombëtar, ndërsa në aspektin strategjik duhet të plotësohen kushtet e depërshkallëzimit të situatës në veri.

“Dialogu t’i normalizoj raportet me Serbinë dhe t’i hap prespektive Kosovës, e mos të shndërrohet në instrument të izolimit të Kosovës”, ka thënë Lajçi në RTK Prime.

Lajçi ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, statusin kandidatit në BE, për Partneritin e Paqës me NATO-n, fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, njohjet, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim ka ndodhur të enjten në veri të Mitrovicës,…