Lajm i keq për Realin, lëndohet Vinicius Jr

17 nëntor 2023 | 11:25

Pas, Aurelien Tchouamenit edhe një tjetër ylli i Real Madridit është lënduar.

Bëhet fjalë për Vinicius Jr, i cili u lëndua në ndeshjen e Kombëtares së Brazilit.

Anësori i Real Madrid u zëvendësua në ndeshjet kualifikuese të Brazilit për Kupën e Botës kundër Kolumbisë. Ai u zëvendësua në minutën e 26-të.

Sulmuesi po bënte gjeste drejt pjesës së sipërme të këmbës së tij të majtë dhe u hoq nga gara menjëherë dhe u zëvendësua nga Joao Pedro. Lëndimi është goditja e dytë që Vinicius ka pësuar këtë fushatë. Ai dëmtoi të njëjtën këmbë kundër Celta Vigos në gusht, dhe si rezultat ishte jashtë fushës për një muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç përballjes, Moldavi-Shqipëri, këtë të premte do të zhvillohen dhe…