Lajmërohet Agim Veliu: Situata është mjaftë e tensionuar

07 nëntor 2022 | 12:57

Lista Serbe të shtunën ka dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, ndërsa komandantët serbë të Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit i kanë zhveshur uniformat e tyre.

Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.

Pas dorëheqjeve dje në Mitrovicë të Veriut janë mbledhur qytetarë serbë, të cilët kanë kërkuar tërheqjen e vendimit për targat dhe krijimin e asociacionit.

Lidhur me situatën, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Serbia do të dështojë ta destabilizojë Kosovën, derisa tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët.

Për veprimet e Kurtit karshi situatës në veri, ka reaguar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ai ka thënë se veprimet e kryeministrit Kurti janë të pa matura dhe jo në interes të vendit.

Sipas tij, për çdo situatë të vendit do të duhej të koordinohet me ShBA-të.

“Veprimet e Kurti nuk janë as të duhurat e as të mençura. Janë të pakoordinuara edhe me faktorin e brendshëm edhe ndërkombëtarë veprime që Kosovën e kanë kthyer shumë mbrapa dhe të pa matura dhe jo në interes të vendit. Do të duhej të veprohej në koordinim me ShBA-në gjithmonë”, ka thënë Veliu.

Ish-ministri ka thënë se situata është mjaftë e tensionuar në veri. Veliu ka thënë se kundërveprimet e palës serbe e dëmtojnë Kosovën.

“Situata është mjaftë e tensionuar. Kundërveprimet e palës serbe e dëmtojnë Kosovën dhe procesin dhe nuk kanë qenë në interes të vendit të zhvillohen në këtë mënyrë ngjarjet, do të duhet një koordinim më i mirë”, ka thënë Veliu për “Front Online”.

Ndryshe, sot Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ditën e djeshme ShBA-ja ka kërkuar nga Kosova që të themelohet asociacionin, dhe të shtyhet edhe vendimi për targat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me…