Lakers humbin nga Orlando, Toronto mposhti Miamin

26 nëntor 12:51

Vijon sezoni me luhatje i skuadrës së Lakers, që u mundën 108-104 në fushën e tyre nga Orlando. Një ndeshje me dy pamje, e mirë për kalifornianët në pjesën e parë, me LeBron James që realizoi 24 pikë.

Por në të dytën erdhi përmbysja e miqve, me Vuqeviq që realizoi 31 pikë e 15 rebound, ndërkohë që 42 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Fitore të lehtë korri Utah Jazz, që mundi 133-112 Sacramento, sfidë e komanduar nga miqtë, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Rubio 27 pikë), raporton “Telesport”.

Në Lindje vijon të komandojë skuadra e Toronto, që mundi 125-115 Miami, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e ekipit kanadez. Leonard me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur nga Siakam me 21 (7 lojtarë të Raptors realizuan mbi 10 pikë). Fitore në sekondat e fundit korri Atlanta, që mundi 124-123 Charlotte, ku vendimtar me koshin e tij ishte Collins (23 pikë e 11 rebound).

E njëjta situatë edhe në fitoren 127-125 të Philadelphia ndaj Brooklyn, ku u dalluan Jimmy Butler me 34 pikë e 12 rebound e Embiid me 32 pikë e 12 rebound.

Rezultatet

Lakers – Orlando             104-108
Detroit – Phoenix            118-107
Atlanta – Charlotte          124-123
Brooklyn – Philadelphia 125-127
Memphis – New York     98-103
Toronto – Miami             125-115
Sacramento – Utah Jazz 112-133
Portland – Clippers         100-104

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovës…