Lakersat fitojnë pa LeBron, Oklahoma mposhti Sacramenton

28 shkurt 2020 | 15:25

Skuadra e Lakersave konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 116-86 ndaj Golden State. Edhe pse pa LeBron James, skuadra e Lakers ishte superiore në parket, duke e dominuar takimin. Më i miri në parket ishte Davis me 23 pikë.

Fitore ka shënuar edhe Oklahoma, që mundi me rezultat 112-108 Sacramenton, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Gallinari me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Thunder, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Barnes për miqtë, raporton “Telesport”.

Në Lindje, skuadra e Indianas fitoi me shifrat 106-100 ndaj Portlandit, takim ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Të pestë titullarët e Indiana realizuan mbi 10 pikë (Sabonis 20 pikë e 11 rebound më i miri), ndërsa 28 pikë e McCollum mbetën për statistikë. Pa probleme fitore ka shënuar Philadelphia, që mposhti me rezultat 115-106 New York, me Harris që realizoi 34 pikë.

Rezultatet

Philadelphia – New York                  115-106
Indiana – Portland                             106-100
Oklahoma – Sacramento                   112-108
Golden State – Lakers                        86-116

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim,  në Komunën…