Lakersat mposhtin me vështirësi Sacramenton

25 mars 2019 | 13:04

Janë luajtur katër ndeshjet e radhës të kampionatit të basketbollit në NBA. New Orleans është mundur në shtëpi nga Houston Rockets me rezultatin 90-113.

Mysafirët ishin ata që dominuan në tre perioda të ndeshjes, duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren. Hardeni me 28 pikë ishte më i miri në parket për Houstonin, ndërsa Jackson me 19 pikë nuk mjaftoi për Orleansin.

Aldridge me 48 pikë e 13 rebaund i ka dhënë fitoren Sant Antonio Spurs në transfertën e Boston Celtics, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 96-115 për mysafirët. Këta të fundit morën kryesimin e lojës që në periodën e parë, duke dominuar gjatë gjithë takimit. Me këtë fitore San Antonio mban vendin e tetë në renditje, duke kapur një vend në “play-off”, ndërsa Bostoni e ka siguruar prej kohësh një vend në “play-off” në konferencën e lindjes.

Golden State ka fituar në shtëpi ndaj Detroitit me rezultatin 121 me 114, në një ndeshje me emocione dhe rivalitet deri në fund. Ishin vendasit që fituan tre periodat e para, ndërsa miqtë u përpoqën të bënin diçka në periodën e katërt, duke ngushtuar rezultatin, por nuk arritën të thyenin Warriors. Curry realizoi 26 pikë ndërsa Thompson 24, duke i dhënë fitoren Golden State, ndërsa për miqtë mbetën për statistikë 24 pikët e Griffin.

Los Angeles Lakers ka mundur me vështirësi Sacramento Kings, me rezultatin 111-106. Një ndeshje emocionuese ku miqtë fituan dy perioda, por vendasit kishin thelluar rezultatin në dy periodat e tjera. James dhe Kuzma realizuan nga 29 pikë secili për Lakers, duke u dhënë në fund fitoren.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ervin Bulku është njeriu që mori mbi super përgjegjësinë për…