Lakersat mposhtin Utah Jazz, zhgënjen Philadelphia

22 nëntor 2023 | 12:14

Lakersat korren fitoren e tretë radhazi në NBA, duke mundur me rezultat 131-99 Utah Jazz, në një ndeshje pa histori. Anthony Davis me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që 63 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Humbet skuadra e Phildelphia, që në fushën e saj u mund me rezultat 122-119 nga Clevelandi. Ndeshje me rivalitet, vendosur pas kohës shtesë, ku për Cavaliers u dallua Garland me 32 pikë. po 32 pikë realizoi edhe Embiid për Philadelphian, por që mbetën për statistikë. 309 pikë të realizuara në ndeshjen e fituar nga Indiana, që mundi me rezultat 157-152 Atlantan, në një duel të jashtëzakonshëm, i denjë për “All Star”. Haliburton realizoi 37 pikë e 16 asistime, ndërsa 38 pikët e Young për Atlanta mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e Phoenixit, që mundi me rezultat 120-107 Portlandin, ndeshje ku u dallua i zakonshmi Kevin Durant, autor i 31 pikëve. Ekipi i Orlandos, falë 25 pikëve të Banchero, mundi 126-107 Toronto.

Rezultatet

Orlando  Toronto                      126-107
Atlanta – Indiana                       152-157
Philadelphia – Cleveland          119-122
Phoenix – Portland                    120-107
Lakers – Utah Jazz                     131-99

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësshefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Eva…