Lakersat shkëlqejnë edhe pa yjet në fushën e Bostonit

02 shkurt 2024 | 12:04

Ekipi i LA Lakers ka fituar me rezultat 114-105 në fushën e Bostonit, duke befasuar me paraqitjen e tij edhe pse në fushë mungonin LeBron James dhe Anthony Davis.

Të rinjtë shkëlqyen, ku u dallua Reaves me 32 pikë. Për Bostonin, që pavarësisht humbjes ruan kreun e renditjes në Lindje, u dallua Tatum me 23 pikë. Fiton edhe ekipi i New Yorkit, që mundi Indianan (109-105), në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Brunson me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për nju-jorkezët.

Fitoren e 30-të sezonale korri skuadra e Philadelphian, që mposhti me rezultat 127-124 Utah Jazz jashtë fushe. Ndeshje magjike për Tyrese Maxey, që realizoi 51 pikë për Philadelphian.

Befason ekipi i Clevelandit, që mundi me rezultat 108-101 Memphisin. Mitchell realizoi 25 pikë për miqtë, lider në fushë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Jackson për Memphis.

Rezultatet

Boston – Lakers                         105-114
New York – Indiana                  109-105
Memphis – Cleveland               101-108
Utah Jazz – Philadelphia         124-127

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë zgjedhja…