Lampard pas humbjes nga Arsenali: Ishim katastrofë, duhet të punojmë fortë
03 maj 2023
| 15:57
Chelsea bëri edhe një tjetër ndeshje zhgënjyese në Premierligë, pasi humbi nga Arsenali në “Emirates” me rezultat 3-1.
Aventura e dytë si trajner i Chelsea po shkon në mënyrën më të keqe të mundshme për Frank Lampard, pasi në gjashtë ndeshje, janë regjistruar gjashtë humbje.
“Nuk ishim në lartësinë e duhur, pjesa e parë ishte katastrofike për ne. Ishte shumë e thjeshtë të luaje ndaj nesh në 45 minutat e para. Në të dytën ishim më mirë, luajtëm si skuadër dhe krijuam raste për gol. Do të punojmë fort që të ringrihemi”, ka thënë Lampard.



