Latifi viziton Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së, njoftohet për situatën rreth furnizimit me barna

05 gusht 2022 | 15:26

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar edhe nga u.d. e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, dr. Pranvera Zejnullahu-Raci, vizituan sot Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së.

Nga menaxhmeti i kësaj barnatoreje, ministri Latifi u njoftua për situatën rreth furnizimit me barna, me infrastrukturën aktuale dhe me sfidat që janë aty.

Ministri Latifi ka thënë se do t’i jap mbështetje përmirësimit të infrastrukturës së këtij institucioni shëndetësor për zhvillimin e kapaciteteve profesionale shëndetësore, në mënyrë që barnat të kenë kushtet e sigurisë së lartë të ruajtjes dhe furnizimi me to i SHSKUK-së të bëhet në mënyrë të rregullt.

Kurse, u.d. e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, dr. Pranvera Zejnullahu-Raci, bashkë me menaxhmentin e Barnatores Qendrore, falënderuan ministrin për vizitën, duke vlerësuar se përmirësi i i kushteve dhe infrastrukturës dhe ndryshimi strategjik i furnizimit me barna, do të mundësojë shërbime më të mira pacientëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesit e betonit në Kosovë i janë drejtuar kryeministrit Albin…