Lazio: Gjyqtarët janë kundër nesh

19 prill 15:59

Një zëdhënës i Lazios ka pretenduar ditën e mërkurë se ndeshja me Fiorentinan vërteton se ka paragjykime ndaj klubit nga ana e arbitrave të Serie A.

Kryeqytetasit janë ankuar shumë herë për arbitrimin gjatë këtij sezoni, dhe megjithëse fitoi 4-3 ndaj Fiorentinas në Firence mbrëmjen e së mërkurës mesa duket inati kundër tyre nuk është zhdukur.

“Ishte një fitore e merituar e Lazios ndaj Fiorentinas por që nuk mund të harrohet ajo që panë të gjithë në Artemio Franchi”, shprehet Arturo Diaconale për “Radio Incontro Olympia”.

“Edhe dje pamë se kishte keqdashje dhe paragjykime ndaj nesh nga gjyqtarët italianë, diçka që e kemi vuajtur së shumti gjatë këtij sezoni”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miguel Diaz-Canel ka bërë betimin si presidenti i ri i…