LDK-ja thotë se i ka votat për formimin e qeverisë

02 qershor 2020 | 08:58

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet i kanë votat për votimin e qeverisë së re.

“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, ka deklaruar dje gjatë një konference për media Gashi.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së cilës Gjykata Kushtetuese ia njohu të drejtën e formimit të qeverisë, ka dorëzuar dje në Kuvend kërkesën për mbajtjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Ndërkaq Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e Qeverisë Hoti.

Kuvendi ka njoftuar se për shkak të pandemisë Covid-19, mbledhja e Kryesisë do të mbahet pa prezencën e mediave.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka pretenduar se Gjykata Kushtetuese…