Lecce shkarkon trajnerin, goditi me kokë lojtarin kundërshtar

11 mars 2024 | 13:36

Roberta D’Aversa nuk është më trajneri i Lecces dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i këtij vendimi.

Trajneri ka goditur në përfundim të ndeshjes një lojtar të Veronës me kokë, por mbi të gjitha edhe rezultatet negative kanë ndikuar në këtë vendim.

“Pas ngjarjeve të ndodhur në fund të ndeshjes mes Lecces dhe Veronës, klubi njofton se ka liruar nga detyra trajnerin Roberto D’Aversa. Faleminderit trajnerit për punën e bërë”, shkruan klubi i Serie A.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Lekaj, politolog dhe veprimtar Veprimtaria revolucionare e grupeve klandestine,…