Leclerc, Ferrarit: Të gjithë duhet të pranojmë gabimet, kështu dalim nga kriza

05 gusht 2022 | 17:01

Piloti i Ferrari, Charles Leclerc, asnjëherë nuk i ka fshehur defektet e tij apo të skuadrës, sidomos këtë sezon, ku “kokëkuqja” ka bërë mjaft gabime.

“Jam shumë i ashpër me veten time dhe mbaj gjithnjë llogarinë e gabimeve që bëj. Dhe kur gabimin e bëj unë e jo skuadra e vuaj shumë”, ka thënë Leclerc.  Më tej, në një intervistë për BBC, piloti monogask ka shtuar: “Gjithnjë dua të analizoj se çfarë nuk shkoi. Çfarë më shtyu në atë moment që të shkoja përtej limiteve dhe të bëja gabimin. Të flasësh është e lehtë, por të kuptosh është më e vështirë. Mendoj se kjo gjë më ka ndihmuar për t’u përmirësuar si pilot”.

“Kjo gjë vlen edhe për skuadrën, që kur gabon duhet të pranojë gabimin, pasi kështu mësojmë më shpejt nga këto gabime që bëjmë. Unë nuk i mohoj gabimet, këtë gjë duhet të bëjë edhe skuadra, pasi nuk dua të humbas kohë duke u shfajësuar”, u shpreh Charles Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…