Leclerc shijon fitoren e parë në Formula 1

01 shtator 2019 | 17:44

Charles Leclerc ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës, duke siguruar suksesin e parë në karrierën e tij dhe duke kthyer Ferrarin në shkallën më të lartë të podiumit pas një agjërimi të gjatë.

Leclerc ka qenë shumë i shpejtë gjatë gjithë fundjavës, duke bërë paraqitje të shkëlqyera në provat e lira dhe duke siguruar “pole-position”, para shokut të skuadrës Sebastian Vettel, i cili ka dalë i katërti në garën e sotme.

Vendi i dytë dhe i tretë janë zënë nga dy pilotët e Mercedes, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i AAK-së,…