Ledri Vula publikon këngën e re “Monaco”

03 qershor 2022 | 16:26

Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ditën e sotme (e premte) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Monaco” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Mumën, kurse për producimin u përkujdes Cricket.

Videoja i është besuar Supercut Studio me skena provokuese në mes të 35-vjeçarit dhe protagonistes në videoklip.

Tashmë të plotë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Vulës.

Besohet që kjo këngë ritmike e Ledrit do të pëlqehet nga publiku e fansat pikërisht e realizuar për kohën e verës.

I njëjti këto ditë paralajmëroi edhe një bashkëpunim me reperin Lluni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Luftës do të organizojnë protestë kundër Qeverisë Kurti.…