Legjenda e Juventusit prezantohet te PSG-ja

09 korrik 2018 | 18:34

Portieri legjendar i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, është prezantuar në skuadrën e PSG-së.

Në fjalët e para si lojtar i kësaj skuadre, Buffoni ka thënë se ndihet i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre.

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu. Presidenti më kërkoi me forcë, kur po planifikoja të ardhmen time. Ftesa për të luajtur këtu ishte një surprizë për mua në fillim të majit. Ndjeva se kisha diçka të rëndësishme për të dhënë, ndoshta edhe për faktin se gjithmonë dëshiroj të mësoj diçka të re. Dua të provoj se jam ende një portier i madh dhe jam i sigurt se do ta dëshmoj këtë. Deri në këtë vit kam luajtur edhe në ekipin kombëtar, kështu që kam qenë konkurrues në nivelin më të lartë”, ka thënë Buffoni.

Liga e Kampionëve është pa dyshim objektivi më i madh i tij, edhe i PSG-së. “Është një objektiv madhor, që na bashkon mua dhe PSG-në, por jo një obsesion. Këtu mendoj se mund të rritem, ndërsa klubi ende mund të përmirësohet, ndaj le të aspirojnë për ta fituar këtë trofe. Liga e Kampionëve është një nga objektivat më të rëndësishëm në futboll”, ka deklaruar Buffoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga viti 2000 e deri më sot, Kosova në…