Leipzigu eliminon Atleticon nga Liga e Kampionëve

13 gusht 2020 | 23:08

Leipzig vijon ëndrrën në Champions League, duke dhuruar surprizën e madhe ndaj Atletico Madrid në çerekfinale. Skuadra e Nagelsmann fitoi 2-1 në Lisbonë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra gjermane për pjesën më të madhe të ndeshjes, por që do të zhbllokohej vetëm në fillimin e fraksionit të dytë. Në minutën e 50-të, Sabitzer dha një pasim fantastik për Dani Olmo, i cili arrin që të shënojë me kokë në portën e Oblak.

Simeone hedh në fushë Joao Felix, i cili fitoi një 11-metërsh, të cilën do ta kthente po vetë në gol në minutën e 71-të. Kur dukej se ndeshja do të shkonte në shtesë, Leipzig do të shënonte sërish.

Tyler Adams me një goditje në hyrje të zonës, arrin që të mposhtë portierin Oblak, teksa u ndihmua edhe nga një devijim. Në gjysmëfinale Leipzig do të përballet me PSG-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit…