Lekaj: E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK

25 janar 2021 | 14:53

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka reaguar kandidatit për deputet të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili mbrëmë ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk do të kenë të ardhme në politikë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se kur PDK-ja kishte nevojë për të qëndruar në pushtet i kërkonte me ngulm Haradinajn dhe Limajn, raporton “Epoka e re”.

 

Postimi i plotë i Lekajt:

Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të marr votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…!

Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga indentiteti juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës.

E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK.

Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të mar votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…!

Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga identiteti juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës.

E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka vazhduar me ndeshje të mira kontrolluese…