Lekaj: Nuk do të ketë vonesa në implementimin e projekteve të BERZH-it

16 janar 14:42

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur të martën në takim pune delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Donald Mishaxhiu dhe Julia Mackin.

Lekaj ka siguruar delegacionin e BERZH-it se Ministria e Infrastrukturës dhe ai personalisht, nuk do të lejojnë vonesa të mëtejme në implementim të projekteve ku financon BERZH-i, por edhe të projekteve tjera nën menaxhimin e kësaj ministrie.

“Ky takim u fokusua mbi modalitetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë për shpronësimet e pronarëve formal dhe joformal, përgjatë traseve të rrugëve që do të ndërtohen, ndikimin socio-ekonomik tek pronarët, vënien e objektivave që duhen arritur si dhe vlerësimin e trafikut”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas këtij njoftimi, temë diskutimit ishte trajtimi i barabartë i pronarëve formal dhe joformal si dhe dëgjimi publik për të gjitha këto kategori. Të dyja palët u dakorduan që këto kategori të trajtohen të barabarta në vlerësimet paraprake dhe të bëhen konsultime me ta nëpërmjet debateve publike.

Ndërkaq përfaqësuesi i BERZH-it, Donald Mishaxhiu, ka falënderuar ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për angazhimin e tij që procesi të ecën para, pa lënë anash edhe grupet punuese nga Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimit në Pronë dhe ekspertët nga kompania konsulente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, kryeministri Ramush…