Lëndohet një polic në aksionin për konfiskimin e alkoolit në Hoçë të Madhe

08 dhjetor 18:13

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë në aksionin për konfiskimin e alkoolit në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Lajmin për lëndimin e policit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, derisa ka thënë se aksioni është në përfundim e sipër.

“Mund të ju konfirmoj se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë. Tani prokuroria po merret me të dyshuarit për sulm ndaj policit, ndërkohë aksioni i policisë është në zhvillim e sipër”, tha Elezaj.

Aksioni i Policisë së bashku me Doganën e Kosovës për konfiskimin e mbi 42 mijë litrave pije alkoolike në Hoçë të Madhe ka filluar dje, derisa gjatë ditës së enjte banorët e këtij fshati e kanë kundërshtuar konfiskimin e alkoolit, duke rezistuar ndaj policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë…