Fury do të operohet pas fitores me Chisora, sfida me Usyk në dilemë

08 dhjetor 2022 | 17:06

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), ka deklaruar sot se do të operohet në bërryl. Një operacion që do të vijë pak ditë pas fitores me KO teknik në raundin e dhjetë ndaj patriotit të tij Dereck Chisora, sfidë e zhvilluar në stadiumin e Tottenham, në Londër.

“Më duhet të bëj një operacion në bërrylin tim të djathtë”, tha Tyson Fury për ESPN, pak ditë pas fitores së tij ndaj Chisora. “Kam bërë dikur operacion bërrylin e majtë, kështu që duhet ta bëj edhe tjetrin. Do të duhen rreth gjashtë deri në tetë javë për t’u shëruar. Do të shohim kur të jemi gati për këtë luftë”, tha më tej britaniku.

Fury, i pamposhtur në karrierën e tij (33 fitore e 1 barazim), pritet të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk, gjithashtu kampion bote në këtë Divizion (WBA, WBO, IBF). Gjithsesi, për momentin kjo sfidë është në dilemë, pasi nuk ka asnjë marrëveshje dhe ky operacion mund ta shtyjë përballjen në pranverën e 2023-shit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të…