Lëndohet Vojvoda

27 korrik 2022 | 15:55

Skuadra e Torinos ka marrë lajme të këqija, pasi mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka pësuar një lëndim në fazën përgatitore.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në këmbën e majtë. Dhe, pas kontrolleve të bëra, stafi mjekësor i Torinos ka njoftuar se Vojvoda do të mungojë nga 20 deri në 30 ditë. Në këtë mënyrë mbrojtësi “dardan” do t’i humbë ndeshjet e para të sezonit të ri në kampionatin italian.

Ky pa dyshim është një lajm i keq për trajnerin Ivan Juriq, i cili do ta presë krahëhapur përfaqësuesin e Kosovës kur të rikthehet nga lëndimi. Vojvoda është bërë lojtar i rëndësishëm i Torinos pasi ka luajtur shpesh në 11-shen e parë falë formës solide që e shfaqi në sezonin e fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella ka realizuar një fotosesion…