Lenjani nuk largohet nga Sioni

25 janar 17:19

Ermir Lenjani nuk do të largohet nga Sion, pasi i ka bindur të gjithë dhe pjesën e mbetur të sezonit do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës në Superligën zvicerane.

Fillimisht u planifikua që mesfushori kuqezi të s’postohej te ekipi i dytë i Sionit, por me insistim të stafit drejtues me në krye presidentin Kristian Konstanti, drejtorin sportiv dhe vetë trajnerin Garsia De La Torre, është vendosur që Lenjani të rikthehet në ekipin e parë. Kjo, në bazë të një analize të statistikave të pjesës së parë të edicionit, ku futbollisti kuqezi ka pasur statistika pozitive.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…