Leverkuseni i Xhakës vazhdon me fitore në Bundesligë

20 dhjetor 2023 | 22:31

Bayer Leverkusen nuk po ndalet këtë sezon.

Ekipi ku luan edhe Granit Xhaka e shënoi fitoren e 13-të, duke e mposhtur Bochumin në shtëpi 4:0, në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit gjerman.

Patrick Schick shënoi hat-trik në pjesën e parë, për ta vulosur fituesin.

E Boniface shënoi në të dytën për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Bochum mbetet i 14-ti me 16 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar që Kosova dhe Serbia…