Leverkuseni prezanton Xavi Alonson  

06 tetor 2022 | 12:55

Tashmë zyrtarisht Xavi Alonso do të jetë timonieri i ri i skuadrës gjermane. Leverkusen e ka prezantuar të enjten trajnerin spanjoll, si zëvendësuesin e Gerardo Seoane.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bëjë e ditur se palët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare.

“Bayer 04 Leverkusen janë ndarë me trajnerin Gerardo Seoane. Trajneri zviceran pasohet nga Xabi Alonso i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2024. Mirë se vjen në Leverkusen, Xabi Alonso”, shkruan në njoftimin e klubit gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) ka alarmuar të enjten…