Lewandowski: Jemi gati të luftojmë për të gjithë titujt
Robert Lewandowski është optimist për sezonin e tij të parë me skuadrën e Barcelonës.
Ylli polak ka siguruar një transferim nga Bayern Munich te Barcelona gjatë kësaj vere dhe tashmë është në ShBA me skuadrën e re, në fazën para-sezonale.
Sulmuesi i ri i Barcelonës beson se skuadra është gati të luftojë për të gjithë trofetë, përfshirë Champions Leaguen.
“Sigurisht, në Barcelonë duhet të mendosh për të fituar UEFA Champions League. Me skuadrën që kemi ne jemi gati të luftojmë për të gjithë titujt, dhe ky sezon do të jetë më i mirë sesa i kaluari”, ka thënë Lewandowski.
Barcelona po bën një fazë përgatitore mjaft të mirë. Vlen të përmendet edhe fitorja në miqësoren kundër Real Madrid, të zhvilluar në ShBA, ku golin e fitores shënonte përforcimi i ri, Raphinha.



