Lewandowski: Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time

16 qershor 2022 | 11:47

Sulmuesi Robert Lewandowski kishte premtuar se do të fliste për të ardhmen e tij pasi të kishte përfunduar së luajturi për Poloninë në Ligën e Kombeve në qershor.

Por pavarësisht se luajti ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare të sezonit të martën, sulmuesi nuk ishte në gjendje të zbulonte më shumë për destinacionin e tij të ardhshëm.

“Kam premtuar se pas ndeshjes kundër Belgjikës do të them më shumë për të ardhmen time”, tha Lewandowski për GOL me ardhjen e tij në Mallorca, ku po kalon disa ditë pushime.

“Ju lutem kuptoni se nuk mund të them asgjë të re”. Lojtari bleu një vilë luksoze në zonën e Calvia vitin e kaluar.

Lewandowski përfitoi nga paraqitja e tij me Poloninë më 30 maj për të deklaruar, edhe një herë, se koha e tij në Bayern Munchen kishte marrë fund.

Prej 15 ditësh të dyja palët kanë dërguar mesazhe përmes medieve, por Hasan Salihamidziq, drejtori sportiv i Bayern Munchen, ka kërkuar nga të gjithë të qetësohen dhe duket se lojtari ka bërë pikërisht këtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj…