Lewandowski prezantohet përpara 30 mijë tifozëve: Shpresoj të fitojmë titullin 

05 gusht 2022 | 14:13

Robert Lewandwoski u prezantua zyrtarisht si lojtar i Barcelonës para 30 000 tifozësh në stadiumin “Camp Nou”, ku fjalët e para i dha në dialektin katalan: “Estic molt content” (jam shumë i lumtur), duke shtuar: “Faleminderit shumë”.

Sulmuesi polak, më pas foli në anglisht, duke pranuar se është nder të jesh lojtar i Barcelonës: “Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj”. Përpara një turme të tillë, Lewandowski pranoi se “është e pabesueshme të shohësh kaq shumë tifozë në këtë stadium. “Është shumë e veçantë për mua. Jam i sigurt se çdo ndeshje në ‘Camp Nou’ do të jetë magjike. Shpresoj të fitojmë tituj. Unë e di që tifozët do të vijnë në stadium të dielën për të na dhënë mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit ata do të vijnë për të na brohoritur, është shume e rëndësishme”, ka shtuar Lewandowski.

Sulmuesi polak zbuloi gjatë prezantimit të tij te Barça se do të mbajë mbi fanellë numrin 9, atë që deri tani e ka mbajtur Memphis Depay. Arsyeja ka të bëjë kryesisht me marketingun, sepse tifozët e Barçës, anembanë botës, janë të prirë të blejnë pikërisht fanellën me numër 9.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Listës Serbe shpeshherë thonë në publik se kjo…