Libraria Artini boton librin e ri të Wolfgang Petritschit “Ndërrimi i epokave – Rikthimi i luftës në shekullin autoritar-digjital”
Libraria Artini–Toena në Prishtinë ka bërë të ditur botimin e librit më të ri të autorit dhe diplomatit austriak Wolfgang Petritsch, me titull “Ndërrimi i epokave – Rikthimi i luftës në shekullin autoritar-digjital”.
Në këtë vepër, Petritsch analizon kthimin e luftës si mjet politik në një botë që po ndryshon me shpejtësi marramendëse, duke e vendosur fokusin në realitetin e shekullit autoritar-digjital. Autori trajton zhvillimet globale nga lufta në Ukrainë e deri te tensionet në Lindjen e Mesme, përplasjet gjeopolitike dhe luftërat e informacionit.
Libri shtron pyetje thelbësore mbi drejtimin e rendit botëror, duke ngritur dilema rreth bashkimit të teknologjisë, propagandës dhe autokracisë në riformësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Me përvojën e tij të gjatë diplomatike dhe analizën e thellë politike, Wolfgang Petritsch udhëheq lexuesin përmes kontradiktave të kohës sonë, mes demokracisë dhe autoritarizmit, progresit teknologjik dhe rrezikut të manipulimit total.
“Ndërrimi i epokave” vlerësohet si një libër aktual, i guximshëm dhe i domosdoshëm për të kuptuar sfidat e shekullit në të cilin jetojmë. Libri është në shitje me çmim prej 15 eurosh, ndërsa transporti ofrohet falas.




