Licencohen federata e Xhudos dhe e Hendbollit

17 nëntor 2022 | 12:35

Dy federatat sportive të Kosovës, Federata e Xhudos dhe Federata e Hendbollit janë licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Hajrullah Çeku ka nënshkruar licencat për këto federata sportive.

“Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave. Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe kryetarit të Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini. Përgëzime për të dy Federatat dhe suksese në veprimtarinë e tyre”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

 

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka pranuar…